13:49 / E Martë, 19 Janar 2021 / Blerim

Jurgen Klopp vlerëson lartë paraqitjen e Shaqirit kundër Manchester Unitedit

Xherdan Shaqiri gjatë vikendit u rikthye në formacionin bazë në derbin Liverpooli – Manchester Unitedi.

Ylli kosovar luajti 76 minuta në barazimin pa gola në derbin më të madh anglez, shkruan IndeksOnline.

Trajneri, Jurgen Klopp e ka vlerësuar lartë paraqitjen e Shaqirit, duke thënë se ai po vazhdon të ketë ndikim të madh në klubin “The Reds”.

“Shaqiri është në formë të mirë. Ai duhej të luante pak më gjatë, por s’di nuk isha i sigurt. Por, me të vërtetë ai ishte shumë i mirë. Sidomos gjatë pjesës së parë, Shaqiri bëri një paraqitje fantastike. Isha vërtet i lumtur me këtë”.

S’kishte luajtur për një kohë të gjatë për shkak të lëndimit, por në 4 paraqitjet e fundit, Shaqiri ka pasur minutazhë./IndeksOnline/