75 Mall Live Search
10:32 / E Premte, 14 Nëntor 2025 / G T

Jurgen Klopp zbulon punën e re, prezantohet në “ekipin” e ri

Trajneri i njohur gjerman, Jurgen Klopp, është bërë me një punë të re, por që s’ka të bëjë me stolin.

Ish-trajneri i Liverpoolit ka konfirmuar se do jetë analist i rregullt në televizionin Magenta TV në Gjermani, shkruan Indeksonline

Nga 11 qershori i vitit 2026, Klopp do të jetë me punë të re në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë, si analist në Kupën e Botës.

Klopp u largua nga Liverpooli para dy vjetësh, dhe duket se ai nuk e ka ndërmend të rikthehet në ndonjë skuadre, pavarësisht se ka oferta të shumta në tavolinë.

Gjermani gjithashtu ka një rol të madh në kompaninë e “Red Bullit”, ku përfshihen të gjitha skuadrat e futbollit./Indeksonline/