75 Mall Live Search
22:47 / E Enjte, 31 Tetor 2024 / Gj. Sh

Juric shpëton nga shkarkimi, Roma i rikthehet fitoreve, mposht Torinon e Mërgim Vojvodës

Roma i është rikthyer fitoreve në Serie A.

Skuadra nga kryeqyteti i Italisë, në ndeshjen e javës së 10-të, e mposhti Torinon në ”Stadio Olimpico”, me rezultat 1-0, shkruan IndeksOnline.

Golin e vetëm të ndeshjes e ka shënuar Paulo Dybala, në minutën e 20-të.

Për Torinon nga minuta e parë luajti edhe futbollisti kosovar, Mërgim Vojvoda.

Roma me këtë fitore shkon në kuotën e 13 pikëve dhe renditet në vendin e 10-të, një pikë më pak se Torino që ndodhet në pozitën e 9-të.

Kjo fitore e shpëton nga shkarkimi trajnerin Ivan Juric pasi ishte raportuar kështu gjatë ditës së sotme./IndeksOnline/