75 Mall Live Search
11:26 / E Hënë, 24 Nëntor 2025 / KV

Juristja e medias, Kusari: Dita e 24 punëtorët e RTK-së pa paga, përgjegjësinë e ka VV-ja

Derisa punëtorët e RTK-së kanë hyrë në ditën e 24 dhe ende nuk kanë marrë pagën e tyre, juristja e medias, Flutura Kusari fajtore për këtë e bënë Lëvizjen Vetëvendosje, duke thënë edhe se e vetmja rruge ligjore për t’u paguar punëtorët e RTK-se është transferimi i buxhetit me vendim të kryeministrit në detyrë Kurti dhe qeverisë.

“Dita 24, punetoret e RTK-se pa paga. Per kete arsye, sot ne ora 11.00 fillon greva e punetoreve te RTK-se e cila do te vazhdoje deri ne transferimin e buxhetit. E vetmja rruge ligjore per t’u paguar punetoret e RTK-se eshte transferimi i buxhetit me vendim te kryeministrit Kurti dhe qeverise. Keto idete qe u dhane nderkohe, nga qeveria, Bislimi dhe Osmani, ishin propagande e paster politike te cilat e paten jetegjatesine e nje fluske bore. Une nuk cuditem nese RTK mbyllet sic pati ndodhe perkohesisht me transmetuesin publik ne Greqi. Nese ndodhe, ky do te ishte turpi ma i madh ne historine e Kosoves. Per gjendjen e mjere ne RTK pergjegjese eshte Levizja Vetvendosje! Shihemi te RTK ne 11.00”, ka shkruar Kusari.