Jushaku-Sadriu: 575 000 orë mësimore të humbura, Qeveria as s’dëgjon e as s’dialogon

Anëtarja e Kryesisë së LDK-së, Jehona Jushaku-Sadriu, ka kritikuar Qeverinë për mungesë të dialogut me sindikatat për ta ndalur grevën.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se deri me tani 575 000 orë mësimore kanë humbur këto pesë ditë greve.
Sipas saj, Qeveria as nuk dëgjon e as nuk dialogun për gjetjen e një zgjidhje.
“Humbje enorme nga greva. 575 000 orë mësimore kanë humbur këto pesë ditë greve. Përgjegjësia është e madhe ndaj fëmijëve, familjeve e qytetarëve të Kosovës. Dialogu është zgjidhja. Por, si mund të gjeje zgjidhje një Qeveri që as nuk dëgjon e as dialogon?! Zgjidhjet dalin nga bisedimet e adresimi i kërkesave, e jo nga shtypja e presioni”, ka shkruar ajo.