Justifikimi maestral i Solarit për lënien e Iscos në stol
Pasi Isco as nuk ishte në nxemje ndaj Rayo Vallecanos dje, Santiago Solari ishte pyetur sërish për aktivizimin e mesfushorit.
Pavarsisht se Florentino Perez ka kërkuar që dyshja t’i zgjedhë problemet të premten, Isco e pa veten sërish në bankën rezervë të shtunën.
Real Madridi e fitoi duelin ndaj Vallecanos me rezultat, 1-0 pas golit të Karim Benzemas, dhe më pas, ai e diskutoi edhe lënien e Iscos në bankën rezervë, transmeton IndeksOnline.

”Interesi im është t’i bëj ttë gjithë lojtarët të ndihen mirë dhe të lumtur. Ne jemi duke punuar për këtë”.
”Tentoj të mos bëj gabime në formacion apo zëvendësime dhe unë e bej këtë sepse është pjesë e punës sime”.
”Ishim dominant ndaj Rayos dhe duhej të shkonim në pushim të pjesës së parë me shumë gola avantazh, por nuk i konkretizuam rastet”, tha Solari pas ndeshjes./IndeksOnline/