75 Mall Live Search
16:06 / E Hënë, 30 Qershor 2025 / Gj. Sh

Justin Baldoni nuk e ndryshon padinë ndaj Blake Lively, paralajmëron hapa të tjerë ligjorë

Justin Baldoni, i njohur për rolin dhe regjinë e tij në “It Ends With Us”, është parë këtë fundjavë duke shijuar një ditë relaksuese në Disneyland, larg zhurmës së gjyqeve dhe tensioneve me aktoren Blake Lively.

I veshur thjesht, me një bluzë Star Wars dhe buzëqeshje të sikletshme, aktori u ndal për të përshëndetur një fanse që e filmoi papritur, moment që u shpërnda gjerësisht në rrjetet sociale dhe u vlerësua për natyrshmërinë e tij. Një ndalim i vogël, por i mjaftueshëm për të rikthyer simpatinë e publikut në një kohë të ndjeshme për të.

Ndërkohë, padia e ngritur nga Baldoni kundër Lively dhe bashkëshortit të saj Ryan Reynolds, për një konflikt mbi projektin filmik, u rrëzua nga gjykata. Sipas gjyqtarit, akuzat për “zhvatje” ishin të pabazuara dhe më shumë i ngjanin një tentative për të rifituar kontroll mbi projektin.

Avokati i Baldonit konfirmoi se nuk do të ndjekin më të njëjtën rrugë ligjore, por theksoi se kjo nuk është fundi i betejës. Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Lively e përshkruan këtë zhvillim si një fitore të pastër, duke e konsideruar padinë si një “spektakël të pavend”.