Justin Bieber detyrohet t’i anulojë koncertet, shkaku i shëndetit

Justin Bieber ka anuluar të gjitha koncertet e mbetura në turneun e tij, për shkak të problemeve shëndetësore.
29 vjeçari i kishte shtyrë këtë turne disa herë për shkak se vuan nga paraliza e fytyrës, transmeton Indeksonline.
Në shtator të vitit 2022 ai iu tha fansave se primar ka shëndetin.
Faqja zyrtare e turneut ka dhënë lajmin se ata që kanë marr biletat do të marrin rimbursim.
Kanadezi do të mbante koncert në SHBA, Australi dhe Evropë, duke përfshirë një datë në Mançester të planifikuar për këtë të shtunë (4 mars)./Indeksonline/