21:50 / E Enjte, 25 Prill 2019 / indeksADMonline

Justin Bieber dhe Ed Sheeran bashkëpunojnë në projektin e ri

Justin Bieber dhe Ed Sheeran janë duke përgatitur diçka.

Të mërkurën, menaxheri i Sheeran, Stuart Camp publikojë një fotografi të britanikut ku shihen në prapavijë një muri të gjelbër.

“Ky djalë! Diçka është duke ndodhur” ka shkuar menaxheri i Sheeran përkrahë imazhit, shkruan Indeksonline.

Fotografia e Sheeran, ngjyra e prapavijës dhe mbishkrimi ishin të ngjashëm me imazhin e Bieber, që kishin shprëndarë menaxheri i Justin, Scooter Braun dhe bashkëshortja e tij javë më parë.

Sipas The Blast, yjet e muzikës janë duke punuar në një projekt të përbashkët, por detajet e këtij projekte janë ende të panjohura.

Pas dy vitesh pauzë, Bieber bëri një rikthim befasues në skenë gjatë performancës së Ariana Grandes në festivalin Coachella të dielën, ku ai edhe paralajmëroj albumin e ri.

Ky nuk është bashkëpunimi i parë i Bieber dhe Sheeran, këngëtari britanik ishte autori i hiti të Justin ‘Love Yourself’./Indeksonline/