00:01 / E Mërkurë, 01 Maj 2019 / indeksADMonline

Justin Bieber dhe Ed Sheeran me bashkëpunim?

Së fundmi Justin Bieber i ka bërë të gjithë të dyshojnë për një këngë të re, e cila duket se do të vijë në bashkëpunim me Ed Sheeran.

Ditën e sotme Justin publikoi në ‘Instagram’ disa foto në të cilat shihej përpara një ekrani jeshil së bashku me Ed Sheeran.

Përkrah fotove ai la një mesazh misterioz “10”, të cilin fansat e kanë përkthyer në mënyra të ndryshme.

Disa prej tyre mendojnë se 10 i përket kohës në të cilën do publikohet kënga mes tyre, ndërsa një pjesë tjetër si titullin e saj. “10 maj? 10 muaj? 10 ditë?”, shkruante dikush nga fansat në ‘Twitter’ me dyshim. Nëse bëhet fjalë për një bashkëpunim, ky nuk do të jetë i pari, sepse Ed ka shkruar këngën “Love yourself” të Justin Bieber. Siç duket këtë vit Justin ka vendosur të rikthehet fuqishëm, sepse pak javë më parë u ngjit për në skenën e ‘Coachella’ për të performuar pas dy vitesh mungesë.