75 Mall Live Search
22:38 / E Shtunë, 17 Gusht 2019 / indeksADMonline

Justin Bieber dhe Hailey Baldwin më të dashuruar se kurrë, nisin pushimet romantike

Justin Bieber dhe Hailey Baldwin janë një prej çifteve më të njohura dhe më të komentuara në botë.

Dyshja janë të dashuruar marrëzisht me njëri-tjetrin dhe këtë e tregojnë në secilin postim që bëjnë.

Është këngëtari ai që vazhdimisht i bën dedikime dashurisë së tij, modeles Hailey, madje ai së fundi u shpreh se pa të do të ishte i humbur.

 Së fund tani përmes Instagramit ata kanë treguar se kanë filluar pushimet, teksa të dy shihen të përqafuar në fotografin e publikuar.

Ndryshe, çifti u martuan në shtator të vitit të kaluar./Indeksonline/