Justin Bieber dhe Hailey Baldwin më të lumtur se kurrë, kështu ia shpreh dashurin këngëtari
Të enjten, Justin Bieber tregoi se zjarri në zemrën e tij është ende i fortë për gruan Hailey Bieber edhe pas një viti martese kur ai ndau një fotografi të modeles në Instagram me një përshkrim të ëmbël.
Justin, 25 vjeç, postoi disa imazhe të ndryshme të Baldwin duke shkruar ‘Unë bie më shumë në dashuri me ty çdo ditë. Ju jeni gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë. Unë do të isha i humbur pa ty ‘.

Vetëm nëntë minuta pasi Justin publikoj fotografinë për 117 milionë ndjekësit e tij, Hailey u përgjigj ‘shoku më i mirë’.

Përgjigja e saj bëri më shumë se 5 mijë pëlqime në 22 minutat pas postimit të saj.

Postimi i tij vjen vetëm një ditë pasi Hailey rastësisht zbuloi se ajo ka qasje në fjalëkalimin në Instagram të Justinit në një koment që la në një nga postimet e menaxherit të tij Scooter Braun.

Justin dhe Hailey u martuan në Shtator 2018. /Indeksonline/