75 Mall Live Search
14:30 / E Diele, 12 Maj 2024 / Gj. Sh

Justin Bieber do të bëhet baba, reagon ish-partnerja e tij

Lajmi që Hailey dhe Justin do të bëhen prindër për herë të parë, ka qenë kryefjalë e medias rozë që prej momentit kur çifti i famshëm ndau me të gjithë lajmin e bukur të pritjes së ëmbël. Gjithçka po komentohet për ta, nga fustani i nusërisë që kishte zgjedhur Hailey, te modeli i ri i thonjve bashkë me lajmin e mëmësisë, te momentet në prapaskenën e xhirimeve të fotove dhe videove etj.

Në mesin e reagimeve të shumta nga personazhet e famshëm, qëndron edhe ai i Sofia Richie, ish-i i Justinit.

“Ahh!! Urime!” shkroi Sofia në postimin në Instagram të Hailey-t, të cilin e shoqëroi edhe me emoji zemrash.

Justin Bieber do të bëhet baba: Reagon ish-partnerja Sofia Richie

Richie dhe Justin u njohën për herë të parë në vitin 2016, ndërsa romanca e tyre zgjati pak muaj. “Ne kemi një marrëdhënie të veçantë,” tha modelja asokohe për romancën me këngëtarin “Baby”. “Me Justin është shumë e lehtë të flasësh dhe kjo është e vështirë të gjendet me njerëzit e famshëm.”