Justin Bieber gjobitet nga policia
Justin Bieber është gjobitur të shtunën për parkim të paligjshëm në Aspen të Kolorados.
Sipas dëshmitarëve okularë, policia e paralajmëroi ekipin e tij se automjetet ishin parkuar në trotuar në një zonë banimi, transmeton Indeksonline.
Bieber erdhi në Aspen pa gruan e tij Hailey dhe djalin e tyre njëvjeçar Jack Blues, shkruan Daily Mail.
Dëshmitarët pohojnë se policia tha se nuk ka trajtim të veçantë për personazhet e famshëm në Aspen. Bieber u pa duke dalë nga automjeti dhe më vonë duke u larguar nga Clark’s Oyster Bar.
Qëndrimi i Bieberit në Aspen vjen përpara performancës së tij në festivalin Coachella në prill, ku pritet të jetë kryesuesi. Sipas raportimeve të medias, ai mund të paguhet më shumë se 10 milionë dollarë për performancën. Një burim i tha Rolling Stone se tarifa dyshohet se është negociuar drejtpërdrejt me promovuesin Goldenvoice, pa ndërhyrjen e një agjenti./Indeksonline/

