75 Mall Live Search
10:33 / E Martë, 28 Janar 2020 / indeksADMonline

Bieberi i dashuruar “kokë e këmbë”, bën dedikim dashurie për bashkëshorten

Justin Bieberi dhe Hailey Baldwini janë prej emrave më të komentuar, si për shkak të karrierës ashtu edhe për lidhjen e tyre.

Dyshja e famshme janë vazhdimisht në fokus të mediave, ndërsa nuk mungojnë as dedikimet që bën herë pas here për njërin-tjetrin përmes rrjeteve sociale.

Ishte këngëtari 25- vjeçar që këtë herë ka bërë një dedikim për bashkëshorten 23- vjeçare, i cili publikoi një fotografi të çiftit.

“Të dua tepër e dashur!”, ka shkruar Bieberi në mbishkrimin e fotografisë.

Kujtojmë se Justini dhe Hailey u martuan në nëntor të vitit të kaluar./Indeksonline/

View this post on Instagram

Love u tons bubz

A post shared by Justin Bieber (@justinbieber) on