Justin Bieber kërkon publikisht të përleshet me aktorin Tom Cruise
Ideja e fundit e Justin Bieber është një mision i pamundur. Këngëtari i hitit “Sorry” 25 vjeçari Bieber të dielen e sfidoi aktorin Tom Cruise të luftonte kundër tij në një ring UFC-je, transmeton IndeksOnline.
‘Le të ndeshemi në një ring, Tom nese nuk e pranon luftën, ti je një frikacak dhe nuk do të harrohesh. Kush do ta organizoj luftën Danawhite?”
Kur marim parasysh se Tom Cruise është 56 vjeçar, nuk pritet se do të ketë një përgjigje të tij ndaj kësaj sfide që i ka vënë Bieber.
Mbetet të shihet se a do të reagoj dikush rreth këtij ‘Challenge’ që e ka bërë Justin Bieber. /IndeksOnline/
