Justin Bieber masa të rrepta kundër koronavirusit, viziton mjekun me maskë në fytyrë

Justin Bieber pozon së bashku me mjekun e tij ndërsa u ndal pranë një ndërtese mjekësore të premten pasdite (13 Mars) në Beverly Hills.
Këngëtari 26-vjeçar u vërejt në veshje me një maskë në fytyrë për të qëndruar i sigurt pas përhapjes së koronavirusit.

Gruaja e tij Hailey mbajti një profil të ulët ndërsa dilte nga makina dhe po hynte brenda ndërtesës.

Më herët gjatë javës, Justin dhe Hailey shkuan në një shërbim në kishë së bashku.

Kujtojmë që së fundi, Justin pas një pauze u rikthye me album të ri “Changes”./Indeksonline/
