11:20 / E Hënë, 06 Dhjetor 2021 / AR

Justin Bieber mban koncertin në Arabinë Saudite pavarësisht protestave

Edhe pse Justin Bieber kishte marrë lutje të shumta përmes rrjeteve sociale për të mos marrë pjesë në koncertin në Arabinë Saudite, ai vendosi që të marrë pjesë, dhe kjo nuk po iu pëlqen fansave të tij.

Sipas fansave, ai ka shkuar thjeshtë për para, teksa i kishin bërë thirrje të mos performoj në një vend ku të drejtat e grave dhe burrave nuk janë të barabarta, si dhe homoseksualizmi është mëkat, transmeton Indeksonline.

Ylli kanadez i popit Justin Bieber performon në një koncert që shënon fundin e Formula 1, në Jiddah, Arabia Saudite, të dielën, 5 dhjetor 2021. (AP Photo/Amr Nabil)

Pavarësisht përpjekjeve për të ndryshuar mendjen e Justinit, ai mbajti koncertin të dielën. Ai këndoi hitet e tij dhe sipas të pranishmëve, bëri të pamundurën për të bërë një shfaqje të shkëlqyer.

Tifozët e yllit kanadez të popit Justin Bieber kërcejnë ndërsa ai performon në një koncert që shënon fundin e Formula 1, në Jiddah, Arabia Saudite, të dielën, 5 dhjetor 2021. (AP Photo/Amr Nabil)

E pranishme në performancë ishte edhe gruaja e Bieber, Hailey.

Zëdhënësit e Justin nuk pranuan të komentojnë për këtë performancë./indeksonline/

Tifozët e yllit kanadez të popit Justin Bieber kërcejnë ndërsa ai performon në një koncert që shënon fundin e Formula 1, në Jiddah, Arabia Saudite, të dielën, 5 dhjetor 2021. (AP Photo/Amr Nabil)
Ylli kanadez i popit Justin Bieber performon në një koncert që shënon fundin e Formula 1, në Jiddah, Arabi Saudite, të dielën, 5 dhjetor 2021. (AP Photo/Amr Nabil)