13:31 / E Shtunë, 22 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Justin Bieber merr kritika nga mikesha e ngushtë e bashkëshortes së tij

Justin Bieber u pyet për mikeshat e preferuara të bashkëshortes së tij, Hailey në një lojë argëtuese me James Cordon.

Ai renditi miqtë e Hailey Baldëin, deri të më pak e preferuara 1. Kendall Jenner, 2. Gigi Hadid dhe 3. Cara Delevingne.

I menjëhershëm ka qenë reagim i Delevingne, e cila postoi në Instagram një fotografi përkrah yllit kanadez të muzikës.

Modelja e kritikoj atë me shaka se pse e renditi të fundit dhe pretendoi se ai nuk e njeh atë aq mirë sa ta gjykonte.

“Nëse nuk ke asgjë kundër meje, atëherë pse nuk më heq bllokin? Të dua @haileybieber” – shkruan modelja në mbishkrimin e postimit përkrah Bieber.

Kujtojmë që Justin u rikthyer me muzikë të re pas një pauze të gjatë./Indeksonline/