Justin Bieber “ndez” Instagramin me foto nga palestra

Justin Bieber ka rikthyer vëmendjen e ndjekësve të tij në Instagram me një postim provokues dhe me shumë vetëbesim nga palestra.
Këngëtari kanadez, i njohur për stilin e tij të lirshëm dhe shpeshherë ironik, ka publikuar një foto ku shfaqet pa bluzë, i mbuluar me tatuazhe dhe me muskujt në formë, duke bërë një selfie përpara pasqyrës.
Veshur me pantallona të shkurtra sportive dhe një kapelë të bardhë, Bieber shkruan në përshkrimin e postimit:” thirst trap fa u hoes”
Postimi ka marrë mbi 82 mijë pëlqime brenda pak minutash, ndërsa komentet nga fansat dhe të famshëm nuk kanë munguar.
Ky postim vjen mes thashethemeve të vazhdueshme rreth jetës së tij personale dhe martesës me modelen Hailey Bieber, të cilët kohët e fundit kanë qenë në qendër të vëmendjes për shkak të spekulimeve mbi marrëdhënien e tyre./IndeksOnline/