Justin Bieber nën ndikimin e dro*gës? Shqetësohen fansat

Pamjet e Justin Bieberit po qarkullojnë në rrjetet sociale kur këngëtari po incizonte veten live në Instagram dhe sjellja e tij ka shqetësuar sërish fansat.
Bieber publikoi demo këngëve të reja në Instagram në një transmetim të drejtpërdrejtë dhe klipet vërshuan në X dhe rrjetet e tjera sociale, transmeton Indeksonline.
Në pamje, Bieber është pa këmishë dhe duket i mërzitur teksa luan muzikë dhe lëkundet. Shikojeni videon.
this dude needs help lollll wtf is he doing pic.twitter.com/gLFsz1RJhO
— m (@tayforehead) March 30, 2025
Madje, në një moment ai ka vendosur edhe një batanije në kokë dhe për shkak të sjelljes së tij shqetësuese, shumë komentojnë se dukej si të ishte i droguar.
“Kjo është shqetësuese”. “Shpresoj që ai të marrë ndihmë profesionale”. “Kjo është shumë e trishtueshme”. “Ai nuk është mirë dhe është kaq e dukshme dhe shpresoj që të marrë ndihmë…kjo nuk është e drejtë”. “Ai ka nevojë për ndihmë”, janë disa nga komentet e fansave. /Indeksonline/
Justin Bieber has been crashing out so bad…he went from never being online to being on lives looking like he’s skiing 24/7 in the studio. What’s going on😭 pic.twitter.com/RkrGRGCPCO
— Judith (@cautionjudi) March 30, 2025