75 Mall Live Search
20:11 / E Shtunë, 10 Gusht 2024 / Gj. Sh

Justin Bieber nervozohet me fansat brenda hotelit, reagon ashpër

Justin Bieber u zemërua me fansat në një hotel në Los Angeles dhe pamjet janë bërë virale në rrjetet sociale.

Incidenti ndodhi kur këngëtari po kalonte nëpër hollin e hotelit dhe u rrethua nga disa fansa. Fillimisht, ai i kërkoi me mirësjellje që ta linin të qetë, por kur ata nuk e respektuan kërkesën e tij, Bieber filloi të bërtiste ndaj tyre.

“A është kjo qesharake për ju? Kjo ju duket qesharake?” u tha ai, ndërsa ata vazhdonin ta filmonin.

Më pas, stafi i hotelit ndërhyri dhe largoi fansat, të cilët ishin adoleshentë që kishin dalë nga një festë.

“Largohuni nga këtu”, u tha Bieber në fund.