09:29 / E Shtunë, 24 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Justin Bieber po mundohet të bëhet si Jezus Krishti në martesë

Pop ylli  kanadez Justin Bieber thotë se Jezus Krishti po e mëson si të jetë i durueshëm, i sjellshëm dhe jo egoist në martesë.

“Lidhjet e dashurisë janë të vështira dhe dashuria nuk është e lehtë por faleminderit Jezusit duke më treguar se si!”, u shprehë në postimin e fundit në Instagram këngëtari, transmeton Indeksonline.

Pas ditës së falënderimeve Bieber posti në Instagram duke uruar këtë festë bashkë me gruan e tij Hailey Baldwin. Në  postimin e tij thotë se kjo ishte hera e parë si i martuar që po e feston këtë festë.

Tash që janë martuar, Hailey ka ndryshuar mbiemrin në Bieber në Instagram. /Indeksonline/