75 Mall Live Search
13:23 / E Martë, 01 Tetor 2019 / indeksADMonline

Bieberi publikon fotografinë e parë nga dasma e dytë me Hailey Baldwin

Justin Bieber ka publikuar fotografinë e parë me bashkëshorten e tij, Hailey Bieber nga martesa e tyre e dytë.

Çifti dukeshin të lumtur në fotosesionin bardhë e zi  derisa Justini ia dedikoi një thënie dashurie përkrah postimit.

“Bashkëshortja ime është dashuri”, ka shkruar këngëtari.

Justin dhe Hailey fillimisht u martuan në shtator të vitit 2018, e cila ishte një ceremoni private, ata zyrtarisht u martuan në New York.

Ceremonia e dytë ishte tejet luksoze e mbajtur në Montage Palmetto Bluff me shumë të ftuar, ndër ta emra të njohur të muzikës dhe artit si Ed Sheeran, Kendall and Kylie Jenner, Travis Scott, Usher and Jaden Smith./Indeksonline/