Justin Bieber rrëfen momentin e tensionit me Haileyn gjatë lindjes së Jack
A është vonë për të thënë “sorry”? Justin Bieber u rikthye te lindja e djalit të tij, Jack (gusht 2024), duke pranuar se gjatë asaj dite pati një moment tensioni me bashkëshorten, Hailey Bieber.
Gjatë një transmetimi në Twitch, 31-vjeçari tregoi se u përplas me një infermiere sepse ndjeu se po “shtyhej mënjanë” në një çast kur, sipas tij, kishte nevojë të ishte më pranë Hailey-t. “Është instinkt të jesh baba dhe të qëndrosh aty,” shpjegoi ai, duke shtuar se, edhe pse vlerësonte rolin e saj për të “lehtësuar” procesin, “doja të isha edhe unë brenda atij momenti.”
Sipas Justin-it, Hailey u ndje në ankth nga mënyra “e fortë” me të cilën ai komunikoi me infermieren dhe i kërkoi burrit të saj të qetësonte situatën:
“Ajo më tha: ‘Duhet t’i kërkosh falje. Thjesht… qetëso atmosferën.’”
Këngëtari pranoi se kërkoi falje, duke shpjeguar se “emocionet ishin të larta”, por njëkohësisht i kërkoi të mos “ia hiqte atij si baba” atë çast unik: “Kam instinkte të mira edhe unë për këto gjëra.”
Edhe pse nuk ishte e pranishme në stream, Hailey e kishte rrëfyer përvojën e saj në intervistën “cover” për Vogue (maj 2025). Ajo tha se u indukua në javën e 39-të.
Justin dhe Hailey janë të martuar që prej 2018-s dhe, siç duket, janë mësuar t’i adresojnë publikisht si momentet e gëzimit, ashtu edhe ato të tensionit me falje, komunikim dhe një dozë sinqeriteti që, në epokën e live-eve, rrallë mbetet jashtë kamerës.

