75 Mall Live Search
10:05 / E Martë, 03 Shtator 2019 / indeksADMonline

Bieberi flet për periudhat e vështira të jetës në një postim në Instagram

Justin Bieber në një postim të bërë së fundi është hapur për jetën e tij private duke folur për shëndetin mendor, ankthin dhe depresionin

Këngëtari kanadez në Instagram, zbulon se si arritja e famës në moshën 13- vjeçare, duke u rritur në një shtëpi të paqëndrueshme dhe “qasja në çfarëdo që doja” e bëri që ai të luftonte si fizikisht, ashtu edhe mendërisht më vonë në jetë.

Bieberi, foli gjithashtu për “uljet dhe ngritjet” për mbështetjen në “ilaçet e rënda” deri në moshën 19- vjeçare.

Këngëtari i njohur u shpreh se fjalët që ka shkruar janë nga zemra.

“Unë u zemërova. Qëndrova larg nga të gjithë ata që më donin dhe u fsheha pas, një guaske e një personi që isha bërë. Ndihesha sikur nuk mund ta kthente kurrë”, u shpreh Justin.

“E shihni, unë nuk u rrita në një shtëpi të qëndrueshme, prindërit e mi ishin 18- vjeçar, ishin të ndarë, pa para, ende të rinj dhe rebelë, gjithashtu”. “Ndërsa talenti im përparoi dhe unë u bëra ultra i suksesshëm. Ajo ndodhi brenda një periudhe prej dy vjetësh. E gjithë bota ime u rrokullis në kokën e saj”, shpjegoi më tej ai. 

Kujtojmë se Bieberi u martua vitin e kaluar me modelen, Hailey Baldwin, pas një lidhjeje të gjatë me këngëtaren dhe aktoren, Selena Gomez./Indeksonline/