23:28 / E Enjte, 03 Tetor 2019 / indeksADMonline

Justin Bieber u martua, por si ndjehet ish e dashura Selena Gomez?

Selena Gomez si duket po e përballon mirë martesën e ish të dashurit Justin Bieber me Hailey Baldwin.

Justin Bieber dhe Hailey Baldwin u martuan ligjërisht në shtator 2018, por, të hënën, më 30 shtator, çifti mblodhi të dashurit e tyre, miqtë dhe familjarët e tyre përreth një feste luksoze në brigjet e Karolinës së Jugut.

Por, Selena Gomez dhe reagimi i saj për këtë martesë ishte diçka që fansat në mbarë botën ishin kurioz të dinin.

Justin dhe Selena ishin në lidhje të gjatë për një dekadë, duke i dhënë fund lidhjes në vitin 2018.

Por, si ka ndikuar dasma e tij me modelen e njohur tek Selena.

“Selena e di se është më mirë pa Justin, dhe se është vendimi më i shëndetshëm për të,” tha një burim i afërt me aktoren për Us Weekly.

“Ajo është në një vend të mirë. Ajo është ulur me miqtë e vjetër dhe familjen dhe e ka mbajtur veten larg vëmendjes dhe larg vendeve publike ku mund të ndjehet e bombarduar ose e mbingarkuar”.

Selena poashtu është në gjendje të mirë shëndetësore dhe e gatshme për tu rikthyer me projekte pas luftës me sëmundjen e lupus./Indeksonline/