75 Mall Live Search
21:23 / E Mërkurë, 25 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Justin Bieber zbulon planet e rikthimit në muzikë në vitin 2020

Justin Bieber u ka dhënë fansave një dhuratë të hershme të Krishtëlindjes, ai konfirmoj se do të bëjë një rikthim në vitin 2020.

Ylli kanadez i pop-it zgjodhi 24 dhjetorin për të njoftuar se do të nxjerrë në treg një projekt të ri, të quajtur Yummy, më 3 janar, kënga debutuese nga albumi i pestë i ardhshëm, por ende i patitulluar, transmeton Indeksonline.

25-vjeçari gjithashtu zbuloi se ai do të realizoj një turne në SH.B.A. dhe vendin e tij në mes të majit dhe shtatorit.

Këngëtari njoftoi gjithashtu se ai do të shfaqet në një dokumentar të ri televiziv.

Bieber bëri një pushim të gjatë nga muzika në 2017 pasi anuloi 14 datat e fundit të turneut të tij në Purpose World.

Megjithatë këtë vit u pa në shfaqej si një vokalist i ftuar në  ‘I don’t care’ të Ed Sheeran në një remix të ‘Bad Guy’ të Billie Eilish.

Kjo dhe së bashku me një paraqitje me Ariana Grande në Coachella në prill çuan në spekulime se ai mund të ishte gati të kthehej me një këngë të re solo.

Videoja promovuese gjen Bieber, të veshur me markë të tij dhe kapelë leshi, ulur jashtë një stacioni benzine dhe endet nëpër një park rimorkio afër Los Angeles ndërsa ai mendon për lëvizjen e tij të radhës.Gjatë karrierës së tij, ylli ka grumbulluar më shumë se 50 miliardë shikime dhe ka shiturr më shumë se 60 milion kopje të albumit në të gjithë botën.

Turneu i tij në Amerikën e Veriut fillon në Seattle, Uashington, më 14 maj dhe përfundon në East Rutherford, New Jersey, më 26 shtator.

Ky do të jetë albumi dhe turneu i parë i Bieber që nga martesa me të dashurën Hailey Baldwin./Indeksonline/