75 Mall Live Search
23:22 / E Hënë, 08 Shtator 2025 / F.R

Justin dhe Hailey Bieber shkëlqejnë në daljen e tyre të fundit

Një nga çiftet më të ndjekur dhe të komentuar të showbiz-it ndërkombëtar, Justin Bieber dhe bashkëshortja e tij Hailey Bieber, janë fotografuar së fundmi në një dalje mbrëmjeje në rrugët e New York-ut.

Hailey u shfaq super elegante me një fustan të zi me dantella, ndërsa Justin zgjodhi një veshje më të thjeshtë dhe sportive me një bluzë me mace me syze.

Fotoja e publikuar në Instagram mori mijëra pëlqime brenda pak minutash. Fansat i vlerësuan për stilin dhe dashurinë që transmetojnë.

Çifti vazhdon të jetë një nga më të komentuarit në botën e showbiz-it./IndeksOnline/