75 Mall Live Search
11:50 / E Enjte, 21 Maj 2020 / indeksADMonline

Justin dhe Hailey i dhanë fund izolimit në Kanada, shkojnë në Los Angeles

Justin Bieber, ka qenë duke kaluar kohën bashkë me Haileyn në rezidencën e tyre në Kanada.

Por të mërkurën pasdite, ylli 26-vjeçar dhe bashkëshortja e tij i dhanë fund izolimit të tyre nga COVID-19 kur u vunë re duke dalë nga një aeroplan në aeroportin Van Nuys në Los Angeles, shkruan DailyMail.

Justin dhe Hailey, kishin vendosur maska në mbrojtje dhe për tu siguruar nga koronavirusi. Këngëtari ishte veshur me veshje sportive, ngjyrë hiri në kokë mbante një kapele dhe maskë në fytyrë me ngjyrë të zezë.

Hailey, flokët e saj i kishte kapur ndërsa veshur mbante një duks me ngjyrë të gjelbër dhe një palë pantolla të shkurtër. Modelja, mabathur mbante një palë atlete dhe qorape.

Rikujtojmë se Justin dhe Hailey së fundi janë duke publikuar video në faqen Facebook‘, duke tiu reguar fansave të tyre se si e kalojnë kohën gjatë izolimit. Së fundi, Bieber apikoi një makijazh në fytyrën e bashkëshortes duke e sfiduar veten edhe në këtë drejtim.