Justini dhe Hailey, pas izolimit në shtëpi, nisin pushimet luksoze

Ata kohët e fundit u nisën për në një udhëtim luksoz në një park kombëtar në Utah, duke udhëtuar me shumë stil me një automjet ekstravagant që besohet se kushton mbi 1 milion dollar.
Por të shtunën, Justin Bieberi dhe gruaja e tij, Hailey Bieber u panë duke u rikthyer në natyrë, pasi u zhveshën në rroba banjoje në një liqen, duke shijuar gjithashtu disa momente intime.

Hailey, 23 vjeçe, tregoi fizikun e saj në mënyrë mbresëlënëse në bikini me ngjyrë të gjelbër, ndërsa Justini, 26 vjeç, shfaqi tatuazhet e tij duke veshur një palë pantallona të shkurtër.

Utahu është e njohur për liqenet, përrenjtë dhe lumenjtë e saj të mëdhenj, dhe duket sikur çifti gjeti vendin e përsosur për t’u relaksuar pas izolimit në shtëpi nga Covid-i-19.

Dyshja u pa fillimisht në veshje sportive që ngjiteshin në shkëmbinjtë përpara se të gjenin një vend adekuat, ku mund të notonin.

Rikujtojmë se Justini dhe Hailey u kthyen në Los Angeles në fund të muajit të kaluar pas disa javësh izolimi në Kanada midis pandemisë Covid-19./Indeksonline/

