75 Mall Live Search
18:04 / E Shtunë, 30 Nëntor 2024 / G T

Justin Kluivert futet në histori të Premier League, shënoi tri penallti në një ndeshje

Skuadra e Bournemouth shënoi një fitore të madhe në udhëtim ndaj Wolves, në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të në Premier League.

Futbollisti, Justin Kluivert u fut në histori të Premier League pasi shënoi tri gola nga penalltia, shkruan Indeksonline

Kluivert u fut në histori, pasi bëhet lojtari i parë që shënon tri gola nga penalltia në një ndeshje, kjo gjë s’kishte ndodhur asnjëherë në elitën e futbollit anglez.

Me këtë fitore, Bournemouth shkon në kuotën e 18 pikëve në pozitën e 11-të, kurse Wolves në pozitën e 18-të me 9 pikë./Indeksonline/