75 Mall Live Search
10:29 / E Hënë, 20 Korrik 2020 / indeksADMonline

Justin Timberlake e Jessica Bieli, bëhen prindër për herë të dytë

Aktorja e njohur 38-vjeçare Jessica Biel dhe  burri i saj këngëtari Justin Timberlake janë bërë prindër për herë të dytë.

Kështu kanë raportuar mediat ndërkombëtare së fundmi, duke bërë të ditur se çifti ka mirëpritur në jetë  javën që lamë pas një djalë, transmeton Indeksonline.

Sipas “Daily Mail”, nëna e aktores Jessica, Kimberly Conroe Biel, ishte e pranishme në momentin e ardhjes në jetë të nipit të saj.

Kujtojmë se çifti Justin dhe Jessica, tanimë janë prindër të dy djemëve, pasi ata kanë edhe djalin 5- vjeçar që quhet Silas.

Biel dhe Timberlake po qëndrojnë në karantinë në shtëpinë e tyre në Montana, derisa ende zyrtarisht nuk e kanë konfirmuar lajmin për lindjen e djalit të tyre të dytë. /IndeksOnline/