Justin Timberlake dhe Miss Elliott fitojnë titullin doktor nderi
Justin Timberlake, Missy Elliott dhe kompozitori i njohur, Alex Lacamoire morën të shtunën doktoraturë nderi nga Kolegji prestigjoz i Berklee i Muzikës në Boston dhe ata ndanë disa fjalë dhe mësime të fuqishme me klasën e diplomimit.
Të tre artistët i ndanë arritjet e tyre në mediat sociale dhe i nxitën të gjithë të mos braktisin ëndrrat e tyre, pa marrë parasysh pengesat që vijnë në rrugën tuaj.
Këngëtari i hitit “Cry Me a River” foli për suksesin, dështimin dhe gjithçka në mes.
“Ju jeni të përcaktuar nga ajo se si epërcaktoni dështimin. Ajo nuk është asgjë nëse ju çon në suksesin tuaj”, i inkurajoi të diplomuarit. “Kjo është e gjitha pjesë e udhëtimit.”
38-vjeçari gjithashtu i tha turmës se ai shpreson të shohë këtë klasë diplomimi në skenën muzikore.

“Takohemi në studio, dua të iu shoh të gjithëve atje!” deklaroi ai.
Timberlake poashtu ka postuar një fotografi të tij në Instagram me fytyrën e tij të mbuluar nga diploma.
” Nuk ka ëndërr që është shumë e madhe … Vazhdoni !!! Më besoni mua … Unë jam një doktor! Por, vërtetë … FALEMINDERIT Barklee College për këtë nder të pabesueshme, unë jam shumë i përulur dhe mirënjohës ,” shkroi ai.
Ndërsa edhe Miss Elliott kishte disa fjalë kurajuese “ Për të gjithë atë që ju kaloni në jetë dhe ndiheni sikur do të hiqni dorë, mos e bën, besoni, ju do ia dilni mbanë” u shpreh Elliott./Indesksonline/