75 Mall Live Search
21:01 / E Hënë, 21 Qershor 2021 / AR

Justin Timberlake e lëshoi dorën dhe na tregoi për herë të parë djalin e vogël

Justin Timberlake dhe bashkëshortja e tij Jessica Biel janë shumë të rezervuar për jetën e tyre, por kur vendosin të postojnë në rrjete sociale sigurohen t’i kthejnë sytë nga vetja.

Kështu ka ndodhur së fundmi kur me rastin e Ditës së Baballarëve, Justin ka postuar foton e parë të djalit të vogël, Phineas. Në foto këngëtari shfaqet në ambientet e shtëpisë duke kaluar kohë me dy djemtë e tij.

“Të jesh baba është më mirë se çmund ta imagjinoja. Mirënjohëse për baballarët e mi dhe gjyshërit e mi, që më kanë udhëhequr në këtë rrugë, duke sakrifikuar për mua për të jetuar ëndrrat e mia dhe për të më mësuar se jeta e vërtetë ndodh në gjithë momentet e vogla.

Gëzuar ditën e baballarëve të gjithë baballarëve”, shkroi Justin duke u kujdesur të ruajë privatësinë e djemve dhe nuk u tregoi portretin.