Timberlake “harron” unazën e martesës, kapet me një tjetër?
Këngëtari dhe aktori i njohur Justin Timberlake u pa bashkë me aktoren Alisha Wainwright, teksa i mbante dorën asaj në qoshin e një bari dhe ajo që ra në sy ishte se ai nuk e kishte në gisht unazën e martesës, transmeton Indeksonline.
Justini u pa duke e mbajtur dorën e Alishas në ballkonin e një shtëpie në rrugën “Bourbon” të New Orleansit, ku aktualisht janë duke xhiruar film të ri.

Justini dhe Alisha u larguan nga bari së bashku pas mesnatës.
Por disa burime të MailOnlinet, kanë insistuar se nuk ka asgjë në këtë drejtim pos punës në xhirimet e filmit të ri.
Kujtojmë se Justini është i martuar me Jessica Bielin që nga 2012 dhe kanë një djalë 4- vjeçar. /Indeksonline/
