Justin Timberlake me rol të ri filmik
Justin Timberlake po vjen më një projekt të ri filmik.
Këngëtari dhe producenti i njohur ka nënshkruar për dramën e re, “Palmer”, xhirimet e të cilës do të fillojnë gjatë kësaj vjeshte.
Regjisor i filmit është Fisher Stevens, ndërsa producentë janë Charles B. Wessler, John Penotti e Charlie Corwin, si edhe Sidney Kimmel e Daniel Nadler.

E shkruar nga Cheryl Guerriero, drama e re “Palmer” flet për një ish-fenomen të fakultetit të futbollit, i cili pas qëndrimit në burg, kthehet në qytetin e lindjes për ta rimëkëmbur jetën e tij.
“Justin dhe Fisher i sjellin perspektivë këtij tregimi emocionues. Është e kohës moderne, si dhe një tregim interesant për rezistencën dhe fuqinë e mirësisë njerëzore”, kanë thënë producentët e filmit.
Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që Timberlake luan në një film, ai numëron disa projekte filmike./Indeksonline/