75 Mall Live Search
09:30 / E Premte, 01 Gusht 2025 / L K

Justin Timberlake ndan lajmin e papritur për fansat: Po vuaj nga kjo sëmundje e rrallë!

Justin Timberlake, këngëtari dhe aktori i famshëm amerikan, ka zbuluar se është “i shokuar” pasi zbuloi se vuan nga sëmundja Lyme (një infeksion bakterial që mund të transmetohet te njerëzit përmes rriqrave të infektuara).

Interpretuesi i famshëm 44-vjeçar, i cili sapo përfundoi turneun e tij dy-vjeçar botëror “Forget Tomorrow” , e ndau diagnozën me më shumë se 72.1 milionë ndjekësit e tij në Instagram.

Justin Timberlake, i cili ishte vokalisti i grupit NSYNC , është i martuar me aktoren e famshme Jessica Biel .

“Siç e dini shumë prej jush, unë jam një person mjaft privat. Por, ndërsa reflektoj mbi turnetë dhe festivalet, doja t’ju tregoja pak për situatën time. Ndër të tjera, kam pasur disa probleme shëndetësore dhe më është diagnostikuar sëmundja Lyme, të cilën nuk po e them për t’ju bërë të ndiheni keq për mua, por për të hedhur dritë mbi atë me të cilën kam përballuar prapa skenave. Nëse e keni përjetuar këtë sëmundje ose njihni dikë që e ka përjetuar, atëherë e dini se të jetosh me të mund të jetë jashtëzakonisht dobësuese, si mendërisht ashtu edhe fizikisht”.

Njerëzit me sëmundjen Lyme zakonisht e vënë re atë për shkak të një skuqjeje të kuqe në lëkurën e tyre, megjithëse mund të përjetojnë edhe simptoma të tjera si ethe, të dridhura, dhimbje koke, lodhje ose dhimbje muskujsh dhe kyçesh./Indeksonline/