Justin Timberlakes i ndodh e papritura
Mbrëmjen e kaluar Justin Timberlake dhe bashkëshortja e tij, Jessica Biel, morën pjesë në sfilatën pranverë-verë 2019 organizuar nga “Louis Vuitton”.
Pavarësisht se dukej se gjithçka do të shkonte mirë, sapo çifti futi këmbën në tapetin e kuq, u përballën me një incident aspak të këndshëm.
Gjatë kohës që ata po ecnin përkrah njëri-tjetrit një person i quajtur Vitalii Sediuk, u kap pas këmbës së Timberlake.
Nga fotografitë e shkrepura, shfaqet Sediuk duke mbuluar fytyrën pas këmbës së kapur të këngëtarit.

Ndërsa Timberlake dhe Biel dukeshin mjaft të shqetësuar nga veprimi i papritur i Sediuk.
Megjithatë ky incident nuk zgjati shumë pasi rojet e sigurisë që rrethonin Justin dhe partneren e tij nxituan ta largonin menjëherë.

Burime të revistës “People” kanë treguar se këngëtari nuk u sulmua, pasi Vitalii vetëm u kap pas këmbës së tij.
Sediuk është bërë shumë i famshëm për rrengjet e tij në tapetet e kuq dhe se Timberlake nuk ka qenë i pari që ka rënë pre e tij. Më parë Vitalii ka tentuar të përqafojë Brad Pitt, Will Smith, Jennifer Lopez, etj./Indeksonline/