75 Mall Live Search
16:47 / E Premte, 12 Dhjetor 2025 / MSH1

Justin viziton pistën e boulingut – aty ku e xhiroi “Baby”

Këngëtari dhe kompozitori kanadez, Justin Bieber, sapo bëri udhëtimin më të mirë në kujtimet e tij!

Bieber ndau një video në rrjete sociale duke vizituar përsëri pistën e boulingut, ku kishte xhiruar videoklipin e mega-hitit të tij “Baby”.

“Shkova aty ku xhirova videoklipin tim muzikor për këngën “Baby”. Ja çfarë ndodhi”, shkroi ai në mbishkrim, shkruan IndeksOnline.

Gjendja e pistës nuk duket më e mira e mundshme, duke ngjasuar me një vend tashmë të braktisur.

“Baby”, e publikuar në vitin 2010, ishte kënga kryesore nga albumi i tij i parë. Kënga numëron mbi 3.4 miliardë klikime.