75 Mall Live Search
12:14 / E Premte, 19 Dhjetor 2025 / SH

Justina Pula-Shiroka zgjidhet kryetare e re e ASHAK-ut

Justina Shiroka-Pula është zgjedhur kryetare e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Ajo bëhet kryetarja e parë grua në krye të këtij institucioni.

Kuvendi i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, sot më 19 dhjetor 2025, mbajti zgjedhjet e rregullta për zgjedhjen e kryesisë së akademisë dhe zgjodhi kryesinë e re me këtë përbërje:

  1. Akademike Justina Shiroka-Pula, kryetare;
  2. Akademik Fejzullah Krasniqi, nënkryetar;
  3. Akademik Bardh Rugova, sekretar shkencor.

Kuvendi i akademisë gjithashtu miratoi zgjedhjen e sekretarëve të seksioneve:

  1. Anëtar korrespondent Nysret Krasniqi, sekretar i Seksionit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë;
  2. Akademik Frashër Demaj, sekretar i Seksionit të Shkencave Shoqërore;
  3. Anëtar korrespondent Enver Hamiti, sekretar i Seksionit të Shkencave të Natyrës;
  4. Anëtar korrespondent Ismet Jonuzi, sekretar i Seksionit të Arteve./Indeksonline/