75 Mall Live Search
14:10 / E Premte, 22 Prill 2022 / A. M.

Jusuf Thaçi apelon Kurtin dhe Osmanin: Shkarkojeni ambasadorin e Kosovës në Kroaci urgjentisht!

Analisti politik, Jusuf Thaçi ka komentuar raportimet për ambasadorin e Kosovës, Martin Berishaj për përfshirjen në një skandal financiar.

Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka deklaruar se shpreson që mos të ketë të njëjtin qëndrim edhe Kryeministri Kurti, sikurse presidentja, Vjosa Osmani.

“E nderuar Presidente Osmani dhe i nderuar Kryeministër Kurti:

Mos heshti, mos justifikoni, mos relativizoni, mos e përdorni ligjin si strehë! Shkarkojeni ambasadorin e Kosovës në Kroaci urgjentisht. Morali në politikë nuk mund të reduktohet në ligj”, ka shkruar ajo.

Postim i plotë:

Presidentja e Republikës së Kosovës në lidhje me skandalin në Slloveni, ku dyshohet se është i përfshirë edhe ambasadori i Kosovës në Kroaci, paska thënë:

“Ne i besojmë ambasadorit të Republikës së Kosovës kur mohon akuza të tilla dhe natyrisht ai do të drejtojë të gjitha këto çështje në organet e drejtësisë dhe të gjithë presim organet e drejtësisë para se të konstatojmë”.

Me këtë standard të presidentes, të gjitha akuzat kundër ish-regjimit 20-vjeçar dhe ish-funksionarëve të lartë shtetërorë të Kosovës janë të pabaza dhe jolegjitime, sepse të gjithë ata i kanë mohuar akuzat ndaj tyre, si dhe askush prej tyre nuk është dënuar nga gjykatat për ato akuza.

Shpresoj që të mos ketë të njëjtin qëndrim edhe Kryeministri Kurti!

E nderuar Presidente Osmani dhe i nderuar Kryeministër Kurti:

Mos heshti, mos justifikoni, mos relativizoni, mos e përdorni ligjin si strehë! Shkarkojeni ambasadorin e Kosovës në Kroaci urgjentisht.

Morali në politikë nuk mund të reduktohet në ligj!