13:55 / E Hënë, 31 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Juve afër futbollistit të Arsenalit

Aron Ramsey do të jetë lojtar i Juventusit siç njofton e përditshmja italiane Tuttosport.

Sipas këtij burimi ekziston një marrëveshje midis palëve për ta sjellë Uellsianin në stadiumin Allianz të Torinos.

Ramsey pritet të fitojë 6.5 milionë euro në sezon për katër vitet e ardhshme, plus bonuse që mund të bëjnë pagën të arrijë në 8 milionë euro në rast se lojtari luan të paktën 70% e ndeshjeve në sezon.

Ndërkohë sipas Corriere dello Sport nënshkrimi i Ramsey është i afërt dhe se vetëm pritet zyrtarizimi i lojtarit si lojtar i ri i Bianconnerëve të cilët thuhet se e kanë mposhtur PSG-në në garë për të. /IndeksOnline/

LONDON, ENGLAND – SEPTEMBER 23: Aaron Ramsey of Arsenal in action during the Premier League match between Arsenal FC and Everton FC at Emirates Stadium on September 23, 2018 in London, United Kingdom. (Photo by Julian Finney/Getty Images)