75 Mall Live Search
21:25 / E Martë, 06 Gusht 2019 / indeksADMonline

Juve e Tottenham merren vesh, pritet përgjigja e Dybalës

Paolo Dybala si duket do të përfundoj në Premierligë.

Tottenham dhe Juventuas kanë rënë dakord për transferimin e argjentinasit në Londër, shkruan Indeksonline.

Sipas gazetarit të famshëm, Gianluca Di Marzio, Spurs do të paguajnë 70 milionë euro për Dybalën.

Tashmë mbetet vetëm që skuadra angleze dhe lojtari të bien dakord për kushtet e kontratës.

Për Dybalën interesim ka pasur edhe nga Manchester United. /IndeksOnline/