75 Mall Live Search
22:40 / E Martë, 21 Dhjetor 2021 / AR

Juve fiton me golat e Kean dhe Bernardeschi

Juve vazhdon ngjitjen në Serie A.

Pas barazimit befasues me Venezian, Juve ka rrëmbyer pikët e plota në Serie A, duke e mundur 2-0 në shtëpi Cagliarin.

Kean dhe Bernardeschi shënuan për zonjën e vjetër.

Fillimisht për 1-0 realizoi Moise Kean në minutën e 40-të, derisa për 2-0 shënoi Federico Bernardeschi në minutën e 83-të.

Me këtë fitore, Juve ka shkuar në kuotën e 34 pikëve dhe gjendet në pozitën e pestë.