Juve fiton ndaj Genoas, mbetet shumë larg Interit

Juventusi ka mposhtur Genoan me rezultat 3-1 në ndeshjen e javës së 30-të të Serie A.
Zonja e Vjetër ka marrë tri pikë të mëdha në këtë sfidë duke qëndruar shumë pranë Milanit, shkruan Indeksonline.
Golat për Juven i shënuan Kulusevski (4’), Morata (22’) dhe McKennie në minutën e 70-të.
Golin e vetëm për Genoan e realizoi Scamacca në minutën e 49-të.
Juventus është në vendin e tretë në tabelë me 62 pikë, një më pak se Milai dhe 12 pikë më pak se Interi. /IndeksOnline/