Juve fiton, Ronaldo shënon dhe thyen rekord
Juventus ka shënuar fitoren e radhës në kuadër të Series A, duke marshuar sigurt drejt titullit.
Cristiano Ronaldo në pjesën e parë dhe Mario Mandzukic në të dytën, dërguan topin në rrjetën e portës së Spalit dhe i dhanë Juventusit fitoren e 12 në 13 javët e para të kampionatit italian.
Yes Mandzukic is the one who scored the second goal but look at Cristiano! pic.twitter.com/nugBkBpf7V
— Cristiano stuff (@bestofgoat) November 24, 2018
Përveçse zhbllokoi ndeshjen, me golin e sotme, Cristiano Ronaldo shënoi edhe një rekord me fanellën bardhezi, pasi arriti të shënojë golin e 10 në vetëm 16 ndeshje në sezonin debutues me Juventusin.
Cristiano Ronaldo GOAL. Beautiful finish ?
pic.twitter.com/7vdxGfQEnH— Zeeshan⁷ (@Factnaldo) November 24, 2018
Portugezi theu rekordin e Philippo Inzaghit, të cilit iu deshën 18 javë për të shënuar 10 gola, por edhe Gonzalo Higuainit, që iu deshën plot 20 javë për të prekur këtë shifër.
Nga ana tjetër, bardhezinjtë kanë kompletuar një nisje perfekte të sezonit, duke fituar gjithçka, përveç atij hapi fals ndaj Genoas dhe tashmë renditen në kuotën e 37 pikëve, të ndjekur nga Napoli me 28. /IndeksOnline/