Juve mposht lehtësisht Romën, kalon në gjysmëfinale

Juventusi ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Italisë.
Zonja e Vjetër në ndeshjen çerekfinale ka mposhtur Romën me rezultat 3-1, shkruan Indeksonline.
Golat për Juven i shënuan Ronaldo (26′), Bentacur (38′) dhe Bonucci (45+2).
Golin e vetëm për romakët e realizoi Buffon (50′) në portën e tij, ku një gjuajtje të Under e devijoi në portë.
Në gjysmëfinale, Juventus do të takohet me fituesin e ndeshjes Torino – Milan. /IndeksOnline/