75 Mall Live Search
19:19 / E Mërkurë, 04 Shtator 2019 / indeksADMonline

Juve nuk heq dorë nga Rakitic

Juventusi ende nuk ka hequr dorë nga mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitic.

Sipas mediave italiane kroati është i gatshëm për të luajtur për “Zonjën e Vjetër” dhe klubi italian do ta provojë transferimin e tij në afatin e janarit.

Rakitic ka shpresuar deri në momentin e fundit për të nënshkruar, mirëpo një gjë e tillë ka dështuar.

Sipas disa spekulimeve kampionët e Italisë dhe kroati kanë arritur marrëveshje, mirëpo Barcelona nuk është e kënaqur nga oferta.

Barcelona ka dashur mesfushorin Emre Can si shkëmbim, mirëpo Juventusi ka dëshiruar ta sakrifikoi Federico Bernardeschin. /IndeksOnline/