08:51 / E Martë, 30 Qershor 2020 / C E

Juve pas Aubameyangit, ka edhe planin B

Me Gonzalo Higuain që pritet të largohet këtë verë skuadra e Juventus është vënë në lëvizje për të gjetur zëvendësuesin e tij.

Mirëpo sipas raportimeve të Bleacher Report, Zonja e Vjetër vështirë se do të bëj ndonjë lëvizje për të transferuar sulmuesin e Arsenal, Pierre-Emerick Aubameyang.

Sulmuesi i Arsenal është nën vëzhgimin e shumë skuadrave të mëdha evropiane.

 Në rast dështimi të negociatave për sulmuesin këmbëshpejtë Zonja e Vjetër do të kërkoj zgjidhje tek sulmuesi i Napolit, Arkadiusz Milik. /IndeksOnline/